Khloe Kardashian, 34 vjeç, është kthyer në shkollën e mesme për ta shoqëruar superadhuruesin e saj Narbeh në mbrëmjen e maturës. Adhuruesi i shokoi të gjithë në vallëzim kur u paraqit me Khloe. Sipas rrjeteve të tij sociale, u la të kuptohej se ai dhe Kardashiania e tij e preferuar po përgatitnin diçka. Edhe Instagrami i tij ishte i mbushur me fotot e motrave të famshme. Ai madje e quajti veten Narbeh Kardash në Instagram.
“Me zemër të lumtur po shkoj të fle. E kam pasur një natë magjike”, – shkroi adhuruesi i starletës me një numër fotografish të mbrëmjes së maturës me Khloe, të cilat i ndau me ndjekësit.
Ai e falënderoi Kardashianen për gjithçka, për dashuri, mbështetje dhe mesazhe, ekipin e saj dhe prindërit të cilët ia mundësuan atij ta përmbushë dëshirën e tij më të madhe, shkruan KOHA Ditore.
“Shoqërimi me Khloe më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. U ndjeva sikur ishim të afërt. Nuk do ta harroj kurrë këtë natë. Shijoni këto foto të mrekullueshme. Jam shumë mirënjohës për gjithçka”, – shkruan Narbeh.
Miqtë e tij e vërshuan menjëherë me komente.
Dalja e Khloe me adhuruesin vjen një ditë pasi që ajo deklaroi se marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin Lamar Odom (39) nuk është rrënuar dhe se midis tyre nuk kishte mëri.
Basketbollisti Lamar Odom disa ditë më parë, duke qenë mysafir në emisionin e radios, tha se ende e do ish-gruan e tij. Kur u pyet për mundësinë e pajtimit midis ish-të dashuruarve, Lamar ishte i sinqertë.
“Nuk e di, ndoshta duhet ta pyesni atë. Zgjohem duke shpresuar për këtë”, – tha basketbollisti, ndërkohë që i mohoi akuzat se kanë nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti kur ishin së bashku, dhe tha se ata i besonin njëri-tjetrit.