Analisti Mark Marku tha se qytetarët kanë dy alternativa: “O të bëhet mbret Edi Rama ose të ketë rezistencë.”. Këtë deklaratë ai e bëri në studion e emisionit Opinion.
“Më mirë një demokraci e dhunshme se sa një diktaturë në heshtje. Kemi një pushtet që ushtron dhunë në të gjitha format. Kjo në protesta është dhunë simbolike, ne shikojmë në Greqi për shembull anarkistët apo kur bëjnë partitë e djathta i bëjnë një mijë herë më të dhunshme protestat. Mua më shqetëson, nëse vazhdon në këtë heshtje… Ka dy alternativa, ose të ulin kokën dhe të themi që mbret i këtij vendi të jetë Edi Rama, ose të rezistojmë. Se si do jetë rezistenca, nuk e di. Unë jam dhe për alternativë tjetër, që ta lësh t’i bëjë të gjitha. Të jap dorëheqjen dhe Meta, e t’ja lënë për dy vjet t’i vjedhë të gjitha”,- u shpreh Marku.