Klubi spanjoll ka bërë një gjest shumë të bukur në nderim të një tifozi të flaktë të ekipit.
Vicente Navarro Aparicio ishte një tifoz i madh i Valencias dhe dashurinë e tij për klubin e shprehte duke qenë i pranishëm në ndeshjet si vendas, ndonëse nuk mund t’i shihte ato pasi ishte i verbër.
Ai kishte mbetur i verbër që në vitin 1950, por kjo nuk e kishte penguar që të bëjë çdo vit rinovimin e biletës vjetore në stadiumin ‘Mestalla’, në radhën 15, vendin 160, duke qenë në çdo ndeshje mes tifozëve të tjerë, në mbështetje të skuadrës së zemrës.
Vicente ka vdekur para dy vitesh, ndërsa klubi i Valencias ka vendosur ta nderojë, duke vënë një statujë të tij, në vendin ku ai ulej gjithmonë, në shkallët e stadiumit ‘Mestalla’.