BallinaAktualitet“Çfarë materialesh të tjera ka gazetari gjerman, implikojnë njerëz të…”

“Çfarë materialesh të tjera ka gazetari gjerman, implikojnë njerëz të…”

spot_img
spot_img

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar regjistrime audio të “Dosjes 339/1”, pjesë e së cilës është grupi i Avdylajve të Shijakut. Në 6 përgjime audio të publikuara online dëgjohet Astrit Avdylaj, që sipas Bild, mbledh vota në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Ilir Ndrazhi përpara zgjedhjeve të 2017-s.

Gazeta gjermane publikon edhe një tjetër bisedë mes Astrit Avdylit dhe Ivo Doçit, drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Durrësit, të cilit i kërkon listën e punonjësve që njihen si mbështetës të PD-së.

Një tjetër bisedë është ajo që zhvillohet mes Astrit Avdylit dhe Arjan Ndrazhit, vëllait të Ilir Ndrazhit, i cili në atë kohë, sipas Bild priste të futej në listat e kandidatëve për deputetë.

Ndrazhi u bë pjesë e tyre dhe fitoi mandatin në zgjedhjet e vitit 2017. Në përgjimet e publikuara është edhe një bisedë mes Astrit Avdylit, tashmë i arrestuar dhe Kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako të cilët flasin për një takim dhe ku përmenden edhe zyrtarë të Hipotekës dhe një i dënuar për vrasje, Vath Alla, që sipas Bild ka një punë për të mbaruar në Hipotekë dhe po ndihmohet nga Avdylaj.

Në bisedat telefonike të regjistruara, Astrit Avdyli flet edhe me kreun e IKMT-së së Shijakut, Elton Arbana, të cilit i kërkon të ndërhyjë për anulimin e një gjobe. Arbana është aktualisht kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut.

Por çfarë materialesh të tjera ka gazetari gjerman? I ftuar në Opinion, gazetari Basir Çollaku tregoi se materialet e tjera që do publikohen janë edhe më të forta.

Kam qëndruar afër dy ditë me Peter Tiede dhe them që ka materiale të tjera dhe në gjykimin tim janë edhe më të rënda se kaq. Ai ka qenë në gjithë Shqipërinë, duke u marrë dhe me krimin elektoral edhe me trafikun e drogës. Kemi Durrësin, Shkodrën, Lezhën, Hasin dhe Dibrën. Ka materiale që janë zyrtare, që vijnë nga institucionet shqiptare. Edhe për dosje të tjera, që implikojnë persona edhe më të rëndësishëm politikë”, theksoi Basir Çollaku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular