“Danke Peter”, gazetari gjerman “heroi” i shqiptarëve/Lumë falenderimesh në rrjetet sociale

1
306

Gazetari gjerman Peter Tiede është shndërruar në heroin e ditës në Shqipëri. Autori i artikullit në prestigjozen “Bild”, i cili ka pushtuar diskursin politik dhe mediatik në vend, ka marrë një sërë falenderimesh nga shqiptarët.

Në profilin e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe artikullin në fjalë, gazetari gjerman ka marrë një sërë komentesh nga qytetarët shqiptarët, të cilët e falenderojnë për punën e kryer.

“Faleminderit Peter. Kjo është një punë e shkëlqyer”, lexohet në një prej komenteve, ndërsa një tjetër shkruan: “Faleminderit për punën shumë të mirë dhe që po i tregon botës se qeveria shqiptare dhe Edi Rama janë pjesë e mafias”.

Ndërkohë nuk kanë munguar ironitë as me komentuesit që ‘mbronin’ qeverinë’ dhe kërkonin llogari prej gazetarit gjerman.

1 Koment

Comments are closed.