BallinaKronike"Në dosjet 184 dhe 339 janë përgjuar 2 ish-anëtarë të kabinetit qeveritar....

“Në dosjet 184 dhe 339 janë përgjuar 2 ish-anëtarë të kabinetit qeveritar. Ja të tjerët e përfshirë…”

spot_img
spot_img

Redaktori i RTV Ora, Trazhgim Sokolaj nga studio e lajmeve komenton publikimet e audipërgjimeve nga gazeta gjermane “BILD”.

Sipas Sokolajt dalja e përgjimeve nga ana e Prokurorisë parashikohet si kundravajtje penale.

Gjithashtu Redaktori i RTV Ora zbulon se në dosjen 184 në Dibër dhe në dosjen 339/1 janë të përfshirë edhe dy ish-anëtare të kabinetit qeveritar, në dosjen 184 në Dibër dhe në dosjen 339/1 janë të përfshirë edhe dy ish-anëtare të kabinetit qeveritar.

Trazhgim Sokolaj: Në rastin e sotëm kemi të bëjmë me publikimin e disa akteve, që nga kodi i procedurës penale klasifikohen si sekret. Kjo është një vepër penale nëse konstatohet si e tillë nga Prokuroria. Në kodin penal parashikohet si kundravajtje penale nxjerrja e përgjimeve. 

Përmbajtja e këtyre akteve flet për vepra penale të tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin, falsifikimin, shpërdorimin e detyrës, kanë të bëjën me korrupsionin politik. Në rastin kur dy vepra penale shkojnë krahas me njëra tjetrën vëmendja më e madhe, i shkon asaj që ka një dënim më të ashpër. 

Zoti Manja flet vetëm për pjesën e atyre nënpunësve të policisë, apo Prokurorisë që mund ti kenë publikuar këto fakte sekrete, por Manja nuk tha asnja fjalë për pjesën tjetër, që në momentin që flasim ka prova se janë autentike, janë reale dhe paraqesin realitetin që egziston në Durrës. Ky realitet është në të gjitha qytetet, Elbasan, Vlorë, Shkodër. 

Pjesë e kësaj dosje janë përgjimet e tjera që janë të papublikuara ku janë të përfshirë edhe dy ish-anëtare të kabinetit qeveritar. Në dosjen 184 në Dibër dhe në dosjen 339/1 janë të përfshirë edhe dy ish-anëtare të kabinetit qeveritar, drejtorë policie, drejtorë arsimi, kryetarë Bashkie, drejtorë në nivel lokal, që janë të përgjuar me persona me precedentë penalë, me persona të cilët policia nuk i gjen, duke organizuar njerës që shkojnë me autobuza nga Tirana dhe shkojnë për të votuar Dibër, pasi janë bërë manipulimet në listat e zgjedhësve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular