BallinaAktualitetKryemadhi: Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja, e vetmja rrugëdalje

Kryemadhi: Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja, e vetmja rrugëdalje

spot_img
spot_img

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’ i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes.

Përmes një reagimi në facebook, Kryemadhi deklaron se këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.

Kryemadhi kujton se ka denoncuar publikisht me fakte që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën.

“Në fotografi mund të shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral në qarkun e Durrësit. Këto incizime nuk janë rastësi, as të vetmet prova për tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Ato shtrihen kudo nga Jugu në Veri. Nga Shkodra në Dibër. Nga Elbasani në Lezhë. Nga Vlora në Berat. Nga Tirana në Fier. Kudo në të gjithë Shqipërinë” deklaron Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së thekson se tashmë për çdo shqiptar është më se e qartë se krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri.

“Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime.Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij.Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes” përfundon Kryemadhi duke nënvizuar se nga opozita nuk do të ketë asnjë hap pas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular