BallinaAktualitetPjerin Ndreu flet "seriozisht": Përgjimet nuk tregojnë shit-blerjen e votave

Pjerin Ndreu flet “seriozisht”: Përgjimet nuk tregojnë shit-blerjen e votave

spot_img
spot_img

Kandidati i PS për kryetar bashkie në Lezhë, Pjerin Nderu, ka reaguar pas audiopërgjimeve të publikuar nga “Bild”. Ish-deputeti socialist, thotë se përgjimet nuk vërtetojnë shit-blerjen e votës në Durrës dhe Shijak.

Sipas tij, emri i kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është përdorurpër të bërë pis zgjedhjet e 2017-ës.

Kandidati i socialistëve për bashkinë e Lezhës, shprehet se prokurorët që kanë bërë përgjimet duhet të hetohen për moskryerje të detyrës sepse duhet t’i faktonin këto prova dhe jo ti mbanin në sirtare si presion politik.

Postimi i plotë:

Pergjimet nuk tregojne se shit-blehet vota askund. Kushdo me cfaredo statusi ka preferencat politike dhe mund ti shfaqe ne menyren e tij. Perdorimi i nje emri per te bere pis gjithe zgjedhjet eshte foshnjore. Se cfare aksesi kane tek disa persona te dyshimte e me precedent penal te partite qe na bejne sikur jetojne me hene, e di e gjithe Shqiperia.

Me kete logjike i bie te digjet ne turren e druve e gjithe politika shqiptare.  Prokuroret qe kane bere pergjimin me se paku duhet te hetohen per moskryerje te detyres sepse ligjerisht duhet te fillonin ceshtje penale e te faktonin me prova rastet e jo ti mbanin ne syrtare apo ti fotokopjonin si presion politik!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular