BallinaKryesoreReagon kreu i Bashkisë së Shijakut: Ja prapaskenat, prandaj nuk u rikandidova...

Reagon kreu i Bashkisë së Shijakut: Ja prapaskenat, prandaj nuk u rikandidova…

spot_img
spot_img

Ardian Kokomani, kreu i Bashkisë së Shijakut ka reaguar për herë të parë lidhur me përmendjen e tij në përgjimet e medias gjermane Bild. Kokomani thekson se ai nuk ka asnjë lidhje me Abdylajt dhe se me të ka njohje vetëm për shkak të detyrës së tij, duke qenë se njeh të gjithë komunitetin e qytetit të Shijakut.

Kokomani deklaron se ai të gjithë fushatën e ka kryer me deputetin Ndraxhi, dhe për takimin e përfolur se do të kryhej në Maj të 2017-tës, nuk është i bindur nëse ka marrë pjesë.

“Unë s’kam asnjë lidhje me asgjë që përflitet. Me 99.9 % nuk kam qenë në atë takim që përflitet. Unë me personin në fjalë nuk jam marrë në fushatën lokale, unë fushatën e kam bërë vetëm me zotin Ndraxhi.

Nuk kam qenë as drejtues qarku, asgjë. Unë nuk kam qenë as faktor në vendosjen dhe në heqjen e emrave. Jam habitur sot kur kam dëgjuar përgjimet. Mesa kuptoj se zoti Avdyli kërkon me ngulm që unë të jem në takim, po unë nuk kam qenë në atë takim.

Nëse unë kam lidhje fushatash elektorale me këta njerëz, unë do të jepja menjëherë dorëheqjen”, u shpreh Kokomani në Fax News.

I pyetur nga gazetarja Armela Ferko, nëse e gjithë kjo situatë ka lidhje me mosrikandidimin e tij për Shijakun, Kokomani la të kuptohej se po.

“Ju duhet të kuptoni mjaft mirë se pse ky kryebashkiak nuk rikandidohet. Përsenë se pse nuk jam rikandiduar unë duhet ta gjeni ju”, tha më tej kryebashkiaku Kokomani, duke sqaruar se ai nuk ka qenë pjesë e klanit me Avdylajt dhe është ndjerë i bezdisur nga telefonata e tij.

Biseda e përgjuar dhe e bërë publike nga Bild është ajo mes Astrit Avdylajt dhe kryetarit të Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomanit.

Avdylaj: Si je kryetar

Kokomani: Ja këtej duke ngrënë drekë

Avdylaj: Të bëftë mirë, e di pse të mora unë, nesër kemi një takim në 10 të mëngjesit, unë ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndraxhi, deputet i PS-së), vëllai i Lirit dhe Jupi. Do të pimë një kafe nesër në Durrës në orën 10:00.

Kokomani: Po shumë mirë, se unë duhem 10 minuta në Pallatin e Kulturës për homazhe te Niko Bespalla, futbollisti jonë, dhe takohemi atje

Avdylaj: Do ta takohemi nesër te një kafe, që të jemi… a kupton?

Kokomani: Pa merak

Avdylaj: Erdhën sot ato, është dhe ai që të jesh dhe ti

Kokomani: Pa merak, rri pa merak Titi

Avdylaj: Ngaqë do ashtu, që të jesh dhe ti me këto, a kupton.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular