Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë.
Objektiv i këtij atentati ka qenë banesa 4-katëshe e Alberti Taullaut.
Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares
Në vitin 2005, Baki Taullaum vëllai i Berti dhe Saimir Taullau u vra.
Ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar për këtë vrasje grupin e Aldo Bares.
Deklarata e policisë
Lushnje
Informacion paraprak
Në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, në oborrin e pasëm të banesës së shtetasit A.T dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Aktualisht në banesë nuk banon njeri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.