Rihanna tani ka një vlerë neto prej $ 600 milion, duke e bërë atë femrën më të pasur në botën e muzikës.
Ajo ka bërë miliona nga muzika, por shumica e parave të saj vjen nga partneritetet me marka të ndryshme dhe markën në pronësi të saj, “Fenty Beauty”.
Sipas labelit të saj, Roc Nation, ajo ka shitur më shumë se 60 milionë albume dhe 215 milionë këngë digjitale, duke e bërë atë artisten e dytë me më shumë shitje të të gjitha kohërave.
Ajo u zbulua nga një producent amerikan në moshën 15 vjeç dhe menjëherë pas kësaj u nënshkrua nga Jay-Z. Që atëherë, ajo ka pasur 14 hite, dhe në vitin 2016 ka bërë rreth 22.3 milionë dollarë nga muzika e saj, për të mos përmendur turneun e saj botëror si “Diamonds”, i cili ka gjeneruar një total prej 137 milionë dollarë në të ardhura.
Çdo partneritet i saj është kthyer në një kompani tepër fitimprurëse ku mund të përmendim: Puma, LVMH dhe Fenty.
Rihanna ka provuar të jetë një sipërmarrëse me investime të mençura. Ajo gjithashtu ka një sy biznesi në tregun e pasurive të paluajtshme. Ka në pronësi avionë privatë dhe jahte.
Rihanna themeloi Fondacionin Lionela të Clara-s, që u emërua nga gjyshërit e saj. Fondacioni synon të sigurojë edukim cilësor dhe kujdes shëndetësor për fëmijët në mbarë botën.
Është bërë një ikonë me shumë ndikim global me markat e saj që lulëzojnë dhe rriten me vlerë neto.