Ka përfunduar me fitoren e e Islandës ndeshja Islandë-Shqipëri. Në minutën e 22′ ishte Johann Gudmundsson i cili dribloi 3 lojtarë shqiptarë dhe me gjuajtjen e tij arrin të mposhtë edhe portierin, Etrit Berisha.
Prej minutash, kuqezinjë e drejtuar nga Edi Reja krijuan disa sulme të rrezikshme në portën islandeze, por pa u konkretizuar.
Pas 3 ndeshje në këto eliminatore, Shqipëria grumbullon vetëm 3 pikë.