Veç Ramës edhe Balla i prerë nga Elbasani: Zgjedhjet s’i luan topi, jo Ilir Meta

1
197

Nga Elbasani ku zhvilloi një takim në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Balla tha i vendosur se zgjedhjet nuk i luan as topi, e jo më Ilir Meta.

“”Është e pamundur. Jurisprudenca thotë që një akt i pavlefshëm është i pazbatueshëm. Është njëlloj sikur nga dëshira e madhe ër të bërë diccka të shkruash një letër dhe t’ia japësh një pëllumbi me shpresën që këtë letër do ta marrë Zoti dhe do të të plotësojë dëshirën. Kështu është edhe dekreti i presidentit, Ilir Rexhep Meta. Ky është akti i fundit i mbylljes së një cikli që zhvillohet në Shqipëri prej korrikut të vitit2016. Asokohë ishim bashkë në qeveri dhe Ilir Meta asokohe me ne ishte në qeveri dhe në shpirt ishte me kundërshtarët e reformës në drejtësi. Më pas ngjarjet rrodhën erdhën zgjedhjet e vitit 2017 më në fund u nda shapi nga sheqeri e më pas prej asaj kohe ne jemi përballur me një aleancë politikanësh të korruptuar të cilët kanë bërë gjithccka për të penguar regormën në drejtësi.

Filloi në 2016 kur SHBA dhe BE i morën për veshi dhe i sollën në Kuvend dhe kokën ulur dhe kartonin lart dhe votuan reformën në drejtësi. Në shkurt të 2019 erdhi përpjekja tjetër për të shkatërruar parlamentarizmin, duke dorëzuar mandatet e dy partive të opozitës, por edhe kjo dështoi për arsyen e vetme se sot në Kuvend më shumë se tre të katërtat e deputetëve të opozitës janë në Parlament. Parlamenti është legjitim dhe funksional si në kuorum minimale edhe në atë maksimale.

Dua ta them shumë troç se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta, pavarsisht se për Bamirin kam shumë respekt për mënyrën se si është sjel si President. Zgjedhjet nuk mund të lëvizin. Më 30 qershor këtu tek qendra e votimit do zhvillohen zgjedhje normale. Të jeni të sigurtë që kandidatura që ju kemi sjellë është shumë e mirë”, deklaroi Balla.

1 Koment

Comments are closed.