Ai reagoi menjëherë, duke ia kthyer: “Po, po..Do iki, do iki”. Më pa i hutuar per ca moment vazhdoi fjalimin i paqarte ne ate cfare po thoshte.
Ai e bëri të qartë se pavarësisht çfarë presidenti Ilir Meta vendosi dhe kërkesat e opozitës, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.
Kryeministri vazhdon të kundërshtojë presidentin dhe kërkesat e opozitës, por e pranoi se gjatë drejtimit të tij janë bërë edhe gabime.
“Kemi bërë edhe gabime, padiskutim. Një gjë është e sigurt që kemi punuar me shumë dashuri për Shqipërinë. Jam i bindur se 30 qershori do ishte dita e një fitoreje absolute me kundërshtarët tonë. Ne me 30 qershor do vendosim një kufi të qartë. Ata ikën nga parlamenti ia dogjën mandatet që ia dhënë njerëzit, për të ofruar një alternativë tjetër. Ikën jo për njerëzit por për hesapin e tyre.”-tha Rama.