Nga Murat Basha
Larje mëkatesh me Demagogji. Në 2009 në një takim në zyrën e tij në Prishtinë,Thaçi e kundërshtonte me forcë idenë e Mbretit Leka I për Bashkimin Bombëtar.
Së fundi edhe Batoni sot,po artikulon përditë e më fort iden e bashkimit kombëtar…Përse sot dhe jo dje ? Besoj të gjithë e kuptojnë, Përse… Është fakt i njohur publik se kë mron,ose tezat e kujt artikulon Batoni në të dy krahët e Shqipes…Pushteti dhe përfitimet e pandershme po u rrezikohen …Vetëm një Burrë, Mbreti Leka I,punoi dhe luftoi gjithë jetën për bashkimin kombëtar,duke i rënë”ndesh” interesave të huaja në Shqipëri,Kosovë dhe Ballkan… “Natyrshëm” do ndeshej me”Heshtjen e Zhurmshme” të të huajve,me pengesat e tyre dhe shqipfolësve,për këtë arsye nuk njohën rezultatin dhe lejuan grabitjen e referendumit të 1997. Mashtruesit, demagogët, mëkatarët dhe hajdutët e gjithshkaje të heshtin,se e ndotin idenë e bashkimit kombëtar. Së fundi një fakt që e bëj për herë të parë publik.Ishte Leka I,që ka financuar dhe furnizuar Fillimisht U.Ç.K e Ramush Haradinajt.