BallinaAktualitet90 minuta takim me Ramën, ambasadorët lënë Kryeministrinë

90 minuta takim me Ramën, ambasadorët lënë Kryeministrinë

spot_img
spot_img

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë. Ky takim u vendos në mbledhjen e kryesisë së PS-së, menjëherë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi “live” para mediave zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të  30 qershorit.

Takimi mes shefit të qeverisë dhe trupës diplomatike u zhvillua në godinën e kryeministrisë, i cili zgjati rreth 90 minuta. Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar.

Vendimi i Kreut të Shtetit, Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit  për zgjedhjet lokale u pasua me argumente të forta nga Partia Socialiste, e cila përmes zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali pohoi se do të nisë me shpejtësi proceduarat për shkarkim e Metës nga posti i Presidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular