BallinaAktualitetGjermanët do te zbarkojnë në Tiranë

Gjermanët do te zbarkojnë në Tiranë

spot_img
spot_img

Si erdhëm deri te vendimi i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit? Çfarë roli ka luajtur Berlini deri më tani?

Deklarata e fortë e zyrtarit të lartë të CDU/CSU dhe paralajmërimi për një vizitë nga Bundestagu gjerman në Tiranë

Sa shumë adhurim ka për gjermanët nëpër rrjetet sociale. Nuk janë vetëm shqiptarët, por nëpër botë kudo ka një vlerësim për këtë vend. Arsyeja? Janë të rregullt, punëtorë dhe kanë një plan për gjithçka.

Kur të gjithë shkruanin se gjermanët nuk janë të qartë për Kosovën, shihni se si u ‘varrosën’ zërat për shkëmbimin e territoreve. Madje një gazetë e njohur shkruante se gjermanët e kanë një plan të qartë për Kosovën.

Por a kanë ata edhe një plan për Shqipërinë? Para pak ditësh, kancelarja Angela Merkel u investua personalisht për të thënë se nuk ka vendim pozitiv për nisjen e negociatave me Shqipërinë në qershor.

Për ata që dinë të lexojnë nga politika ndërkombëtare, e dinë se është e pazakontë që Merkel të dalë vetë me një qëndrim, diçka që nuk e bëri një vit më parë.

Po ashtu, për ata që dinë të lexojnë situatat, e dinë se ‘tërmeti’ që erdhi nga gazeta më e madhe gjermane, Bild, nuk është krejt i rastësishëm. Për më tepër, kur thuhet se tërmeti nuk di të ndalet pasi gazetari i saj, Peter Tiede ka paralajmëruar të tjera ‘bomba’.

Sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, reagimet e grupit parlamentar më të madh në Gjermani, CDU/CSU, që në fakt janë edhe grupi më i rëndësishëm në Partitë Popullore Europiane, janë një tregues se Berlini ka gjithmonë një plan.

Pas vendimit të kreut të shtetit, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të qershorit, të parët që reaguan ishin gjermanët. Pikërisht në një ditë të diel, kur askush nuk flet, rigorozët gjermanë të CDU/CSU dolën me një deklaratë të fortë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në parlamentin gjerman (Bundestag) Johann David Wadephul, tha se duhet përkrahur vendimi i Metës, nëse Shqipëria kërkon mbështetjen e Gjermanisë.

“Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte joevropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania”.

Pak para marrjes së vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti Meta kishte qenë për një vizitë në Berlin, ku zhvilloi takime me shumë deputetë gjermanë, ndër ta edhe me nënkryetarin e partisë qeverisëse, Johann David Wadephul.

Ndërkohë, këto ditë pritet që një delegacion i madh i Bundestagut gjerman të vizitojë Tiranën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular