Kosova e mbylli me një fitore dramatike ndeshjen e tretë në grupin A, me shifrat 2-3, në transfertë ndaj Bullgarisë.
Por fitorja e bujshme e “Dardanëve” nuk ka kaluar pa urimin e ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
“Historike dhe e jashtëzakonshme! Kosova fiton 3-2 ndeshjen me Bullgarinë. Urimet me te perzemerta ekipit, trajnierit, kapitenit, golshenuesve Rashica, Muriqi, Rashani! Urime Urime”, shkruan Berisha në urimin e tij.