BallinaAktualitetIsh-këshilltari i Ilir Metës: Votoj pro shkarkimit të presidentit, por me një...

Ish-këshilltari i Ilir Metës: Votoj pro shkarkimit të presidentit, por me një kusht

spot_img
spot_img

Deputeti nga Grupi i Pavarur Parlamentar, Ralf Gjoni ka bërë me dije se opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, nuk i ka shkuar një akt për shkarkimin e Presidentit. Megjithatë, ish-këshilltari i Ilir Metës, është gati të votojë pro shkarkimit të kreut të shtetit me kushtin që të ndryshohet sistemi zgjedhor membeshtetjen e Partise Socialiste.

“Nuk kemi përpara ende asnjë akt parlamentar për shkarkimin e Presidentit. Por kriza aktuale politike po kthehet në një situatë tragji-komike e cila na imponon gjetjen e një zgjidhjeje në Kuvend. Papërgjegjshmëria e kësaj klase të mbaruar politike po dëmton interesat tona kombëtare dhe po shkatërron të ardhmen tonë. Ndaj dhe angazhimi im parlamentar dhe vota ime në Kuvend do të udhëhiqen para së gjithash nga ndryshimi radikal i sistemit zgjedhor, hapja e listave dhe ligji për partitë politike, si strumbullarë të gjithçkaje të mbrapshtë në këtë vend. Ndaj dhe vota ime mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008!”, sqaroi Gjoni për Ora News.

Mazhoranca nisi sot mbledhjen e formave për shkakrimin e Ilir Metës pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve lokale, ku ndër argumentet kryesorë është mos-angazhimi i mazhorancës për të dialoguar me opozitën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular