BallinaAktualitetShtyrja e zgjedhjeve, Meta: Në zgjedhjet e fundit, opozita ka më shumë...

Shtyrja e zgjedhjeve, Meta: Në zgjedhjet e fundit, opozita ka më shumë vota se mazhoranca

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të sqaruar se pse ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Duke folur në këtë konferencë të jashtëzakonshme presidenti Ilir Meta është shprehur se bazuar në zgjedhjet e fundit vendore, bashkimi aktual opozitar ka më shumë vota se mazhoranca në pushtet.

‘Ndërkohë që në zgjedhjet e fundit për organet vendore, forcat politike që përbëjnë sot bllokun opozitar kanë siguruar 46% të votave ndërkohë që PS dhe aleatët e saj kanë siguruar 43%. Referuar këtyre të dhënave, organizimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës, cenon disa parime të veçanta kushtetuese. Konkretisht, Kushtetuta jonë përcakton parimin e pluralizmit politik.

Koncepti kushtetues që zgjedh apo zgjidhet nuk mund të konsiderohet i përmbushur vetëm me aspektin formal. Ky nuk është element i shteteve europiane demokratike ku synon të jetë edhe Shqipëria dhe çdo kundërshtim do ta përfshinte Shqipërinë në vende që bëjnë vetëm votime.

Koncepti kushtetues që zgjedh apo zgjidhet nuk mund të konsiderohet i përmbushur vetëm me aspektin formal. Ky nuk është element i shteteve europaine demokratike ku synon të jetë edhe Shqipëria dhe çdo kundërshtim do ta përfshinte Shqipërinë në vende që bëjnë vetëm votime.

Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm mazhoranca, zgjedhësve u cenohet e drejta për të zgjedhur. Në më shumë se gjysmën e bashkive rezulton vetëm një kandidat, kurse në të tjerat një kandidat i zgjedhur ga një forcë politike e regjistruar në shkelje të ligjit, pra procesi është një farsë.

Ky rezultat fiktiv që do të prodhohej, i bën zgjedhjet e 30 qershorit, jodemokratike, se cenon Kushtetutën’, tha Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular