Që prej daljes së përgjimeve të mërkurën me 5 qershor, deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Ilir Ndraxhi nuk është parë më në dalje publike. Për herë të fundit, ai u pa të martën me 4 qershor, në krah të kandidates për kryetare bashkie të Durrësit , Valbona Sako.
Mungesa e tij është zëvendësuar me deputetë të tjerë të Durrësit, si: Milva Ekonomi, Fidel Ylli apo Klodiana Spahiu. Në këto përgjime, Avdylaj i jep informacionin, se pas ndërhyrjeve te Rama, me anë të Vangjush Dakos e listoi asokohe kandidatin Ndraxhi në listën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Ndraxhi ka mohuar se ka njohje me ‘të fortin’ e Shijakut, Astrit Avdylajn. “Nuk e njoh dhe më vjen keq të flasim për një njeri që nuk e njoh. Këto nuk janë biseda që bëhen kështu“, tha deputeti i i PS-së i qarkut të Durrësit, Ilir Ndraxhi.