Pas seancës së sotme plenare, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka konsumuar një kafe me disa prej deputetëve të futur rishtas në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita pak muaj më parë.
Në foto, shihet Balla me deputetët Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisher, 77 vjeçari kryetar i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë. Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës midis tyre.