BallinaKronikeI riu u mbyt në Këlcyrë, çfarë tha shoku i tij në...

I riu u mbyt në Këlcyrë, çfarë tha shoku i tij në polici

spot_img
spot_img

Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Këlcyrë mëngjesin e kësaj të enjte, ku 17-vjeçari Matia Rizallari u gjet i pajetë në lumin Vjosa.

Kanë qënë familjarët ata që e kanë nxjerrë të riun nga lumi, pas kërkimeve disa ditore.

17 vjeçari u deklarua i humbur nga familjarët prej të dielës së 9 qershorit kur sipas të dhënave ai kishte dalë nga shtëpia e gjyshërve ku jetonte në fshatin Bedyqas, një zonë e banuar shumë pranë Këlcyrës.

Dyshimet e familjarëve të adoleshentit, lidhen me shokun e tij Egli Dosti, rreth 25 vjeç, një ish-ushtar me pagesë, i akuzuar për dezertim, me të cilin ai shoqërohej dhe që ishte personi i fundit me të cilin është parë 17 vjeçari.

Shkak për dyshime bëhet fakti se po atë ditë pas ngjarjes, Dosti është larguar në Sarandë. Babai i 17 vjeçarit hedh poshtë mundësinë që i biri të ketë shkuar në lumë për t’u larë, pasi ai nuk dinte not.

Në polici, i riu mbi të cilin janë ngritur dyshime ka deklaruar se Rizallari ra në lumë dhe u mbyt.

Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, është gjetur i pajet, (i mbytur) në shtratin e lumit Vjosë, pranë “Urës së Dragotit”, shtetasi M.R., 17 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Bashkia Këlcyrë.

Në datën 10.06.2019 familjarët e 17 vjeçarit kanë bërë denoncim pranë Postës së Policisë Këlcyrë për largimin e tij nga banesa.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular