Nga Erald Shulla
Partia Socialiste prezantoj kandidatin e saj per Bashkine Lushnje, Fatos Tushen, per nje mandat te trete ne krye te administrimit lokal.
Nuk dua te merrem ne kete status se si ka drejtuar z.Tushe Bashkine e Lushnjes. Por duke e pare me vemendje aktivitetin e djeshem vura re nje proteste.
Jo ate “Rama Ik” qe ishte prane aktivitetit qe po zhvillohej. Jo jo.
Nje proteste tjeter ndodhi dje, ne aktivitetin e djeshem ne prezantimin e Fatos Tushes. Kishte dal e gjithe administrata e majte, e bashkise Lushnje por edhe te gjithe punonjesit e institucieneve te tjera. Me te drejte sepse te majte jane.
Numri i administrates nuk mundet kurr ta mbushi dot sheshin para godines se Bashkise.
Dje ne aktivitet nuk ishin me shume se 2500 veta te cilet nuk mbushen dot as cerekun e sheshit. Te majte te tjere Lushnjare te cilet nuk jane pjese e administrates nuk kishin shkuar ne aktivitet. Pse? Qytetaret jo e jo. Pse?
Pse Kryeministri Rama u prite vetem nga te punesuarit?
Pse Lushnjaret e abandonuan dje takimin e Rames?
Kjo eshte protesta e vertet, shperfillja.
Pse pushteti i Rames me instrumentat e tij nuk mund te nxjerri dot me shume se vetem administraten ne miting?
Abandonimi i djeshem i mitingut te Rames ne Lushnje ishte nje paralajmerim per abandonim edhe te votimeve te 30 qershorit.
Kryetari i Bashkise Lushnje nuk zgjidhet me 2500 veta…..
Ne 30 Qershor ne Qytetin e Lushnjes nuk ka per te pasur zgjedhje. Mesazhin e mori Rama.