BallinaKryesoreNjë Jo tmerrësisht ndëshkuese nga Edvin Kristaq Krimi për Shqipërinë!

Një Jo tmerrësisht ndëshkuese nga Edvin Kristaq Krimi për Shqipërinë!

spot_img
spot_img

Nga Sali Berisha

Parlamenti i Mbretërisë së Hollandës votoi dje kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe pro hapjes së tyre me Maqedoninë!

Që nga viti 2016, kjo është e treta herë që vendet anëtare të BE-së hedhin poshtë si jorealiste, rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Unë mbështes pa lëkundje, hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, pavarësisht se Shqipëria nuk i plotëson kushtet, por besoj se një rrugë më e sigurtë për plotësimin e tyre është procesi i negocimit.

Mirëpo, siç dihet, para çeljes së dyerve, pra të negociatave për anëtarësim nga vendi kandidat duhet të plotësohen disa kushte dhe fakti që Hollanda dje votoi pro hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe jo me Shqipërinë, dëshmon se e para i ka plotësuar këto kushte, kurse Shqipëria nuk i ka plotësuar ato.

Mjerisht, shtoj këtu se Mbretëria e Hollandës është vetëm njeri nga vendet që është kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë. Deri tani, të këtij qëndrimi janë edhe dy vendet më kryesore të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca, por ka dhe vende të tjera të BE-së.

Kjo Jo e rëndë, ky qëndrim ndëshkues ndaj Shqipërisë që përsëritet për të tretën herë lidhet direkt dhe kryekëput me Edvin Kristaq Krimin dhe narkoshtetin, lidhjet e tij me krimin, korrupsionin, qëndrimet ndaj opozitës dhe zgjedhjeve të tij por edhe qëndrimet e tij ndaj projektit të Serbisë së Madhe.

Më konkretisht, shkaqet e kësaj Jo ndëshkuese të Mbretërisë së Hollandës janë sa vijon:

1- Nga viti 2018, në vitin 2019, nga Edvin Kristaq Rama dhe narkoqeveria e tij nuk u plotësuan asnjëri nga 13 kushtet e vendosura nga Këshilli i Ministrave të BE-së më 27 qershor të vitit 2018 për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Përkundrazi, janë shënuar hapa mbrapa në disa prej tyre. Përveç kësaj, nen qeverisjen e Edvin Kristaq Drogës

2 – Shqipëria, me politikën e kanabizimit masiv të Edvin Kristaq Drogës, u shndërrua në kanabistan apo Kolumbinë e Europës dhe për shkak të lidhjeve të tij dhe pushtetarëve të tjerë me krimin, në raportin e fundit të DASH, vendi ynë damkoset si

3- qëndër operacionale e organizatave kriminale, që veprojnë në Europë, SHBA, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme. Ky është një ndëshkim direkt që Shqipërisë i vjen nga Edvin Kristaq Droga sepse ai:

4 – ndërtoi në Shqipëri, narkoshtetin e parë në historinë e Europës, vetëkuptohet, duke shkatërruar shtetin ligjor dhe

5 – vendosi kështu në Shqipëri, sundimin e mafies, trafikantëve, vrasësve, përdhunuesve, duke i vendosur këta të fundit në qeveri, parlament, polici, etj etj.

Ky ndëshkim i tmerrshëm u vjen shqiptarëve nga Edvin Kristaq Krimi, lidhjet e tij direkte me klanet e trafiqeve kriminale dhe mbështetjen e tyre, gjë që:
6 – e detyroi një vend themelues të BE-së të kërkojë për herë të parë, rikthimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë për asnjë prej dhjetëra vendeve që gëzojnë liberalizimin e vizave me BE.

Por jo vetëm kaq, por edhe një vend tjetër të deklarojë se për shkak të gjendjes së kriminalitetit të Shqipërisë të

7- bllokojë liberalizimin e vizave të Kosovës me BE.

Ky është një ndëshkim direkt nga Edvin Kristaq Hajduti, sepse ai me zyrtarët e tij në 6 vite

8- vodhën dhe shpërdoruan me grykësinë e tyre në tenderat, koncesionet, PPP mbi 3,2 miliardë euro.

Ai sot me Buxhetin e Shtetit ndërton autostradë në fushë me 24 milionë euro/km, ndërkohë që po sot në Shqipëri me financimin e bankave europiane, ndërtohen autostrada me 2,1 milionë euro/km dhe e tëra kjo vetëm e vetëm se vjedhin. Vetëm baxhanaku i Ramës, Frangu, ndrikull Vilma Nushi, kumbarët Ilir Beqja, Gjici dhe Fusha kanë fituar rreth 1800 tendera me një vlerë rreth 2 miliardë euro dhe

9- Në 6 vite nuk kanë përfunduar dot asnjë nga veprat publike të lëna në ndërtim e sipër dhe nuk kanë nisur dot asnjë vepër të re.

Ndëshkimi për të tretin vit me radhë me moshapjen e negociatave lidhet direkt me

10 – politikat antipopullore kriminale që ndjek Edi Rama, me të cilat në një kohë kur emigracioni është bërë problem madhor në Europë dhe në botë, ai detyroi

11- të largohen nga Shqipëria mbi 400 000 mijë shqiptarë në 4 vite dhe vendi ynë të bëhet një shqetësim tejet serioz për vendet anëtare të BE-së. Por ndëshkimi i Shqipërisë nga Zografi Bis lidhet edhe me angazhimin e tij për ndryshimin i kufijve sipas linjave etnike për llogari të projektit të Serbisë së Madhe.

Si përfundim, ftoj çdo qytetar të ndalet dhe të mendojë me përkushtimin më të madh për të ardhmen europiane të tij, fëmijëve dhe vendit të tij.

Kjo është hera e tretë që vende anëtare të BE na e mbyllin derën e negociatave dhe kjo vetëm e vetëm se Edvin Kristaq Zografi për karrigen e tij ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Europës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular