BallinaKryesoreVIDEO/Majko e pranon në Kuvend: Zgjedhjet pa opozitën, ne rrezikojmë të degradojmë...

VIDEO/Majko e pranon në Kuvend: Zgjedhjet pa opozitën, ne rrezikojmë të degradojmë në…

spot_img
spot_img

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka pranuar sot në Parlament se zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën do të konsideroheshin si jo normale dhe do ta degradojë PS-në në një regjim.

Por sipas tij, kërkesat e opozitës janë të kërkosh pushtet në tavolinë me anë të qeverisë tranzitore.

Opozita kushtëzon negociatat politike me largimin e PS nga qeveria, dhe ngritjen e një qeveri tranzitore, por kuptimi i qeverisë tranzitore është dorëzimi i pushtet në tavolinë. Aktualisht protestat e opozitës jashtë parlamentare është e një pale politike që do vetëm çfarë nuk do. Kriza politike nga bojkoti i zgjedhjeve parlamentare po zhvendoset në të qenë politike në krizë të sistemit.

Kriza politike është se  opozita ka fokusuar politikën e saj me Edi Ramën. Në marrëdhënie me të opozita ka bërë një gabim, ky është nënvlerësimi i tij.

Ta trajtosh atë si një politikan të dështuar dhe ta shpallësh se me të nuk hyj në zgjedhje, ka një kontradiktë domethënëse.

Si rregull përballë të dështuarit fitohen zgjedhjet. Politikanët e opozitës nuk janë sot mjaftueshëm në urrejtjen për Edi Ramën. Problemi qëndron në aftësinë e tij”, tha Majko.

Duke folur për zgjedhjet pa opozitën, Pandeli Majko u shpreh: “Shqipëria rrezon të bjerë në informalitet legal në mungesë të zgjedhjeve, teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim. Kjo situatë nuk është produkt, por pasojë e vendimeve të opozitës jashtë Kuvendit. Ajo e vlerësoi bojkotin si mekanizëm për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshëm të parakohshme.  Kriza aktuale është pasojë e një politike opozitare që vepron sipas parimit të gjitha ose asgjë. Ky është gabimi i rëndë.

Partia Socialiste duhet të negociojë krizën edhe me trupën parlamentare që ka hyrë në Kuvend nga listat zëvendësuese të opozitës, çdo vendim duhet të kalojë nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë. Sot politika në mungesë të Gjykatës Kushtetues nuk ka mundësi legale të negociojë afatet e Kushtetutës së republikës së Shqipërisë për zgjedhjet, por ky Kuvend ka të drejtë të ndryshojë Kushtetutën bazuar mbi këtë eksperiment negative që po ndodh. Grupi i opozitës në Kuvend duhet respektuar për propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral, pavarësisht se me deputetë të rinj, ata kanë të drejtë t’i japin historisë së këtij Kuvendi, vendimin dhe vlerësimin publik për to. Dekreti i Presidentit duhet regjistruar si një akt jo kushtetutës dhe jam dakord me propozimin e këtij qëllimi.

Presidenti ka gabuar dhe ka krijuar një problem. Ilir Meta është zgjedhur Presidenti nga Partia Socialiste, ai është produkti ynë.”, theksoi Majko.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular