BallinaAktualitetArrestimet ne Librazhd, Basha: Plan diabolik i Ramës, thirrje oficerëve dhe prokurorëve...

Arrestimet ne Librazhd, Basha: Plan diabolik i Ramës, thirrje oficerëve dhe prokurorëve të mos binden

spot_img
spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha doli në një deklaratë urgjentë në selinë e PD, pas arrestimit të protestueve një ditë më parë në Librazhd, të cilët ugrumbulluan për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama për të shkuar në takimin e radhës elektoral. Basha tha se protestuesit u ndaluar me urdhër politik të kryeministrit ndërsa shtoi se nuk ka më asnjë iluzion, se Rama ka vendosur një pushtet autokratik në vend.

“Policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë e mbështetëse ka arrestuar dy drejtuesit e PD në Librazhd, në Prrenjas e sekretarët, ish-deputetine PD dhe dy mbështetës. Këto veprime janë raprezalje politike ndaj kundërshtarëve politikë që protestojnë ndaj regjimit të Ramës. Vijmë pas ndalimin të 500 protestuesve në protestat e opozitës. Mbi 50 mbështetës e anëtarë të PD mbahen në burgje. Qindra të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë kudo në Shqipëri janë ndaluar, dhunuar e arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ky është bilanc regjimesh represive. Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, parlamenti është shpartalluar, administrata është militantizuar.

Nuk ka më asnjë iluzion, Rama ka vendosur një pushtet autokratik. Pasi vuri në kontroll gjithë pushtetet po i përdor për të përndjekur cdo kundërshtar të tij. Ka një qëllim të qartë të intimidojë opozitën për tu tërhequr nga beteja jonë. Është rruga pa krye që po e con ramën drejt greminës ku kërkon të tërheq gjithë Shqipërinë. Ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta Sandër Lleshi e Arta Marku.

Ju bëj thirrje policëve e prokurorëve mos u binden urdhrave të paligjshëm të autokratit të korruptuar e veglave të tij. Këto akte për t’i mbyllur gojën e goditur kundërshtarin po thellojnë gropën ku ka rënë Rama. E bëjnë të pashmangshëm fundin e tij të keq. Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas për triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin. “ u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular