Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka shpërndarë në faqen e tij në facebok një foto ku me ironi i kundërpërgjigjet kreut të qeverisë i cili publikoi gjate ditës së sotme duke akuzuar opozitën një filxhan kafeje turke.
“Sot i paska dal filxhani me 30…Unë fallxhor nuk jam, por parashikoj se si do e ketë Rama filxhanin me 30 qershor…”, shkruan Paloka.
Ja postimi i plotë i Palokës bashkë me fotot:
Rama shkon vertetë tek nje fallxhore dhe ketë e dijnë gjithë njerëzit e tij më të afërt.
Sot i paska dal filxhani me 30…Unë fallxhor nuk jam, por parashikoj se si do e ketë Rama filxhanin me 30 qershor…
P.S
Dhe pastroji një herë ato thonj …Me thonj të piset erdhe e me pis po ikën.