Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një tjetër deklaratë të fortë, kur tha se parlamenti i sotëm është jo legjitim.
Presidenti është zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve”. Kjo është përgjigja e fortë që kreu i shtetit, Ilir Meta, i ka kthyer sot kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës parlamentare, një ditë pas miratimit në Kuvend të një Rezolute kundër vendimit të tij për të anuluar zgjedhje tvendore të 30 qershorit.
I pyetur nga gazetarët sot gjatë një aktiviteti për dhurimin e gjakut, Meta tha: “Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.”
-A e lexuar rezolutën e shumicës?
Meta: Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.
-A do të ulni në tryezë zotin Rama dhe zotin Basha?
Meta: Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me të gjithë, po mbahen shënim me shumë kujdes e të gjithë institucioneve që po shkelin ligjin.
-Po nëse kolegji vendos për rrëzimin e dekretit tuaj, do ta pranonit këtë vendim?
Meta: Presidenti kërkon që të izolohet çdo i çmendur që shkel ligjin. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë, ne na lind e drejta që t’i ftojmë të kthehen në rrugën e ligjshmërisë. Mund ta çoni dhe në gjykatën e Skraparit po të doni, po vendimin për dekretin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese.