FIFA ka publikuar sot renditjen e re të shteteve për muajin qershor.
Shqipëria ka humbur 4 vende nga renditja e mëparshme, duke u renditur aktualisht në pozicionin e 66-të.
Shkak për humbjen e 4 vendeve në renditje u bë disfata me Islandën.
Ndërkohë, në krahasim me renditjen e muajit të kaluar, Përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur 6 vende.
Barazimi me Malin e Zi dhe fitorja në transfertë me Bullgarinë kanë bërë që “Dardanët” të rikuperojnë 6 vende, duke u ngjitur nga pozicioni i 127-të në atë të 121-të, me 1149 pikë nga 1124 që kishte më parë.
Ky është pozicioni më i lartë në të cilën është renditur ndonjëherë Kosova.