Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim paraditen e sotme, këtë radhë për kryeministrin Edi Rama.
Berisha shkruan se ekskorta e Ramës është aksidentuar në Librazhd dhe ka ndërruar jetë një nga truprojat e tij, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.
Ja postimi i tij:
Akuzohet narkopolicia se fsheh pasojat e rënda të aksidentit të Edvinit në Librazhd.
Thuhet se njeri nga badiguardët e tij ka ndërruar jetë dhe tjetri është në gjendje të rëndë.
Iu bëj thirrje mediave të hetojnë këtë çështje.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Përshëndetje doktor po qarkullojnë lajme që mund të ketë vdekur njeri nga 2 bodygardët që shtypi eskorta e Ramës. Tjetri është në gjendje të rëndë por policia dhe garda heshtin sikur nuk ka ndodhur gjë.