Nga Endira Bushati
Suela Musta, sot është në burg… Informacionet e para flasin për një licencë kabllori të dhënë Çapjave në 2017… Profesioni nuk më lejon të flas pa u njohur me dosjen…. Por, di që:
1. Licencat jepen me shumicë votash të Bordit prej 7 anëtarësh të AMAs! Atëherë, pse veç Suela?!
2. Për kabllorin, nuk merret madje as licencë! Quhet autorizim, dhe mund ta marrë kushdo që plotëson një minimum dokumentacioni! Madje madje, për këtë autorizim, edhe nëse AMA nuk shprehet brenda 30 ditëve, autorizimi konsiderohet i marrë! Atëherë, pse Suela?!
3. Suela është e zgjedhur nga opozita në Bordin e AMA-s. Shpeshherë ka mbajtur qëndrime të forta kundër kryetarit të AMAs Gentjan Sala, ish-drejtor të Digitalbit, duke kërkuar dhe shkarkimin e tij. Pse vetëm Suela?!
4. Suela ka votuar kundra dhënies së licencës kombëtare në kundërshtim me ligjin për Digitalbin dhe Klanin, kundër interesave personale dhe pro interesit publik! Pse gjithmonë Suela?
5. Suela ka mbi 20 vjet gazetare, jeton një shtëpi “të Enverit” 50 m2. S’ka vilë as në Lalëz e as në Dhërmi! Pse jo si shokët Suela?
6. Suela është vajza e Agim Mustës, intelektualit që vuajti 13 vite në burgjet komuniste. As drejtësi e as privilegje pas 90’… Pse të vuajë veç Suela?
7. Suelën, e hoqi padrejtësisht nga puna, Ilir Meta, Kryetar Parlamenti në dhjetor 2013. Të vetmen bijë të një të përndjekuri politik në administratën e Kuvendit. Pse gjithmonë Suela?
8. Suelën e la në baltë dhe PD, kur votonte në mbrojtje të ligjit, kundër Klanit e Digitalbit. Pse gjithmonë Suela?! Pse?!