Kapiten i Real Madrid, Sergio Ramos dhe bashkëshortja e tij, Pilar Rubio, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në katedralen e Seviljes në Spanjë.
Sergio Ramos, kapiteni i Real Madridit, u martua me Pilar Rubio në Sevilje të shtunën në një ceremoni në ‘Galactico’ me qindra të ftuar të famshëm.
Ramos 33-vjeçar, mbërriti me një kostum të errët elegant së bashku me nënë e tij, Paqui Garcia. Nusja 41 vjeçare, arriti pak më vonë me një fustan të bardhë të gjatë.
Shumë emra të njohur ishin pjesë e kësaj ceremonie, në mesin e tyre edhe ish-lojtari i Realit, David Beckham dhe bashkëshortja e tij Victoria, si dhe futbollistët e tjerë të La Ligës, Jordi Alba, Luka Modric, Keylor Navas, Roberto Carlos dhe Alvaro Morata.
Ramos dhe Rubio janë në lidhje që nga viti 2012 dhe kanë tre fëmijë