BallinaKryesoreShqiptarofobia e ka mbërthyer Ballkanin!

Shqiptarofobia e ka mbërthyer Ballkanin!

spot_img
spot_img

Nga Gani Mehmetaj

Shqiptarofobia e ka mbërthyer Ballkanin. Shqiptarët ndiqen, rrihen e vriten si hebrenjtë në kohën e nazizmit, a në kohën e pogromit rus. Shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Serbi ua djegin dyqanet, i rrahin, i kërcënojnë me vdekje, i fyejnë e i denigrojnë, u shkruajnë grafite në muret e shtepive e duqaneve, shpifin kundër kombit të tyre etj.. Dy të rinj shqiptarë i rrahën për vdekje, sepse i dëgjuan në rrugë të flisnin shqip. Shqipja është gjuhë e ndaluar në Beograd e Serbi (Kosova lindore nuk është serbi). Askush nuk guxon të flas shqip në rrugë e restorante, madje shqiptarët nuk guxojnë të flasin shqip as në dyqanet e tyre, sepse nëse shpëton nga rrugaçët serbë, nuk shpëton nga policia. Autobusët me shqiptarë që kalojnë nëpër Serbi , shumë herë i ndalin dhe i keqtrajton policia, ndërsa kur shpëtojnë disi nga policia duke u dhënë para nën dorë, u dalin në rrugë huliganët dhe ua thyejnë xhamat, i lëndojnë udhëtarët apo i kërcënojë me prerje kokash. Rruga nëpër Serbi është tmerr për shqiptarët.
Abetaren e librat shqip për arsim fillor e të mesëm i ka ndaluar shteti serb në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, por nuk i ka ndalur kuranin e librat fetar myslimanë. E ka futur me detyrim orën islamike në shkolla ku nxënësit gjatë kësaj ore falen. Xhamitë ku lutën arabisht ndërtohen, ndërsa shkollat ku mësohet shqip mbyllen. Ndërkaq, shqiptarët e shkretë me asgjë nuk i kanë provokuar, nuk paraqesin asnjë rrezik për ta, por urrejtja e kultivuar i ka bërë bisha serbët.
Të kalosh nëpër Mal të Zi jo rrallë për shqiptarët është ndjenjë e pakëndshme. Policia sllave u bëjnë shantazhe, i kërcënojnë, i zhvatin nëpër rrugët automobilistike e në kufi, i lënë të presin me orë nën diellin përvëlues. Kalimi nëpër rrugën transitore të Bosnjë-Hercegovinës (Neum) është torturë, sepse policët serbë sillen keq më shqiptarët e Dardanisë e të Shqipërisë.
Huliganët sllavë të Maqedonisë kur tërbohen në tifozllëk, apo kur ndeshin shqiptar të vetmuar në terrin e natës i rrahin dhe i fyejnë rrugaçërisht. Nga restoranti i Prilepit e dëbuan futbollistin shqiptar, sepse foli shqip me familjen e tij. Pse sllavisht do të fliste shqiptari? Ndaj hebrenjve kështu silleshin në Rusi në shekullin e XIX, në kohën e pogromit. Ndaj shqiptarëve sillën në shekullin XXI. Shqiptarët nuk paraqesin asnjë rrezik në Maqedoni, janë gjysma e popullatës, e megjithatë ndiqen e persekutohen.
Flamurin shqiptar e ndalon shteti në Kështjellën mesjetare të Gropajve në Ohër, ndërsa e lejoi ndërtimin e minares 30 metra të lartë në të njëjtin qytet. Flamuri shqiptar nuk lejohet as në kështjellën ilire të Shkupit, por lejohet ndërtimi i dhjetëra xhamive e valëvitja e flamujve të islamit, madje lejohet edhe flamuri i ISS-it. Flamuri shqiptar është i ndalur në shumë vende të Malit ët Zi, por askund nuk ndalohet ndërtimi i xhamive e flamujt e islamit.
Grekët shquhen për shqiptarofobi të tmerrshme, mu si serbët. Mediet kanë paraqitur qindra raste të shqiptarëve viktima të huliganizmit grekë e të policëve të shtetit.
Shqiptarofobia është sëmundje e shteteve fqinje. Me islamin i kanë punët mirë këto shtete. Ndërkaq, qeveritarët e Tiranës e të Prishtinës asnjëherë nuk u angazhuan që ta zbusin tërbimin e fqinjëve kundër shqiptarëve. Qeveritarët e opozitarët shqiptarë në Tiranë e në Prishtinë dolën në mbrojtje të islamit, i quajtën shqiptarët islamofob (Edi Rama, Albin Kurti etj.) , ndërsa Ballkani vuan nga shqiptarofobia e jo nga islamofobia.
Fobia ndaj islamit është në kokat e sëmura të politikanëve skizofrenë shqiptarë. Politikanët që e sulmojnë islamofobinë, ndërsa e heshtin shqiptarofobinë janë të përzierë me grupet e dyshimta islamike dhe me mafinë turko-arabe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular