Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot nga Pogradeci nuk harroi të bënte ironi me opozitën dhe konkretisht me anëtarin e Kryesisë së PD.
Por përgjigja e Balliut nuk ka munguar.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se, kryeministri është i tmerruar nga përgjimet që do të publikojë nesër gazeta gjermane “Bild”.
Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër.
Dhe sipas filxhanit ti më 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërinë”, shkruan Balliu.