Gazeta e madhe gjermane Bild nesër do të publikojë 16 përgjime të reja që do të tronditin Edi Ramën, qeverinë dhe njerëzit e tij.
Video përgjimet janë të njerëzve pranë Edi Ramës.
Gazetari gjerman i “Bild” Peter Tiede ka paralajmëruar në profilin e tij zyrtar publikimin e përgjimeve të reja pasditen e së hënës.
“Përgjime të reja për mashtrim elektoral në Shqipëri: Nesër pasdite …. Si Shqiptare unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite“, shkruan gazetari.
Përgjimet e reja që do të publikohen priten të jenë të tjera fakte për krimin elektoral në Shqiperi.