Rruga Elbasan-Tiranë, tek rrethrrotullimi i qendrës tregtare TEG u përgjak në orët e para të mëngjesi të ditës së sotme.
Tre viktima dhe dy të plagosur ishte bilanci i aksidentit ishte tragjik.
Për shkak të orarit kur ka ndodhur aksidenti informacionet fillimisht ishin të pakta, madje ehe pamjet, por refruar një video ardhur në inbo xin e RTV Ora shihet se makina është kthyer përmbys.
Në sfond dëgjohet një vajzë, e cila qan se nuk do të largohet nga vendi i ngjarjes pa motrat e saj.
‘Jo, nuk iki, nuk i lë motrat e mia aty’, qan vajza.
Viktimat e aksidentit ishin: Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Mirditë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Florida Bibaj e bija 22 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe ndodhet në gjendje kritike për jetën, gjithashtu edhe drejtuesi i mjetit Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën.
Policia konfirmon se vajza Xhuljana nuk ka vdekur. Fillimisht u raportua e vdekur, më pas kaloi në vdekje klinike dhe tashmë është në gjendje kritike për jetën.
Vajza në foto është një nga pasagjeret e makinës, e cila qan në video.