Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britani të Madhe do të shpërthejnë sot në protestë ndaj kryeministrit shqiptar i cili ndodhet në Londër në një konferencë që zhvillohet Financial Times.
Lajmi bëhet i ditur për startnews.al nga shtetasit shqiptarë me banim në Londër të cilët pohojnë se po organizohen për t’i shkuar kryeministrit të Shqipërisë tek Hoteli ku rri duke i zënë atje prite, për ta pritur siç e meriton, me protesta.
Konfirmimi i lajmit bëhet dhe nga kreu i degës së PD në Britani të Madhe z.Naim Hasani i cili thekson se qyetarët shqiptarë që jetojnë në Britani janë të shqetësuar për fatet e vendit të tyre me kryeminsiëtr Edi Ramën dhe se ata do te protestojne sot dhe do të kenë dhe mbështetjen e deges së PD ne Britani te Madhe.
“Çdo shqiptar ndjen neveri për pazaret e ulëta dhe mafioze të blerjes së votës së shqiptarëve nga kanceri “RILINDJE” në zgjedhjet parlamentare të 2017-es. Përgjimet e Bild i kanë irrituar shqiptarët jo vetën në Shqipëri po kudo që ata punojnë dhe jetojnë dhe ia duan të mirën vendlindjes, që duan që vendi i tyre të bëhet dhe ti bashkohet familjes së madhe europiane të cilës ata i përkasin“-thotë kreu i deges se PD Britani e Madhe av.Naim Hasani.
“Edhe pse Shqiperia eshte në nje shokim total nga pergjimet e publikuara nga gazeta prestigjoze Gjermane BILD, kryeministri i turpit të Rilindjes ka udhetuar sonte drejt Londres, ku do të marrë pjese në Western Balkans Forum të organizuar nga Financial Times bashke me udheheqesit e Ballkanit Perendimor.
Turpi i Rilindjes nuk ka të mbaruar por dhe Shqiperia ka akoma shqiptarë të ndershëm nuk do të pajtohen kurre me kthimin e diktatures e krimit ne Shqipëri.
Nje kryeminister i zhytur në pergjimet e blerjes se votes nuk mund të perfaqesoje Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj shqiptarët e indinjuar në Londer protestojne neser në mengjes para hotelit ku do të jete pjesmarres kryeministri i pergjimeve të turpit të Shqipërisë”-thote avokat Naim Hasani, kreu i deges se PD Britani e madhe.
Outside front door on the pavement
Le Méridien Piccadilly
21 Piccadilly
London, W1J 0BH
Time 8-10am
Jashtë derës së përparme në trotuar
Le Méridien Piccadilly
21 Piccadilly
Londër, W1J 0BH
Koha 8-10am.