BallinaAktualitetPërgjimi nr.2, deputeti i PS me drejtorin e Ministrisë së Brendshme: E...

Përgjimi nr.2, deputeti i PS me drejtorin e Ministrisë së Brendshme: E ke kopsit Maqellarën, shefi foli me superlativa per ty

spot_img
spot_img

Gazeta më e madhe europiane ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017

Në pëgjimin e dytë është dialogu në mes të Artan Gaçit dhe Arben Keshit drejtor në një institucion të rëndësishëm, ku flitet për votimet në Dibër.

Gazeta gjermane BILD ka publikuar përgjimin e dytë, ky drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi, i cili është dhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Gjatë bisedës, Gaçi vlerëson drejtorin e ministrisë së Brendshme, ndërkohë që i thotë se shefi i madh ka folur me superlativa për punën e tij.

Sipas Gaçit, kryeministri i ka thënë se e ka “kopsitur” zonën e Maqellarës.

Përgjimi nr.2. Artan Gaçi dhe Arben Keshi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi.

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi, si kalove?

Arben Keshi: Si kalove ti?

Artan Gaçi: Mirë ja ishim në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa foli për ty.

Arben Keshi: Faleminderit.

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Nga unë po e po.

Arben Keshi: Qesh

Artan Gaçi: Ai më tregoi dhe historinë e 2011-ës. E të gjitha. I ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishallah kthehen në realitet mos të ngela këtu, u bënë tre vjet.

Artan Gaçi: Jo, jo. Vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqëllarën e ka nga ty. E ka kopsit e ka bërë… Edhe në 2011 fitoi, por ashtu ndodhën ça kut.

Është merita e bënit thash.

Arben Keshi: Faleminderit.

Artan Gaçi: Desha me ta thënë.. Kur të vish në Tiranë lidhemi.

Videoja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular