Shqiptari humb jetën në krye të detyrës. Një 51 vjeçar shqiptar i identifikuar si Kostandin Hila është vrarë barbarisht gjatë punës si roje nate në një kompani greke në Athinë.
Rreth orës 02.30 një bandë hajdutësh thyen bravat e kompanisë greke në Koridhalo, kapën rojen, e lidhën dhe e goditën disa herë në kokë. Vajza e viktimës ishte ajo që nxitoi në vendin e ngjarjes, pas një telefonate të shkurtër që arriti të bënte çastet e fundit para sulmit të egër vetë 51-vjeçari, e cila e gjeti babain në çastet e fundit të jetës dhe lajmëroi menjëherë policinë.
Fatkeqësisht, 51 vjeçari shqiptar humbi jetën sapo arriti në spital, ndërkohë që policia bën të ditur se veglat që vodhën grabitësit e që i morrën jetën rojes fatkeq kanë një kosto minimale, fare pak euro për të justifikuar një akt të tillë kriminal. Hetimet vazhdojnë.