Pjese nga fjala e Bashes
Mos dëgjoni helmin antieuropian që përhap Edi Rama duke ju thënë se Europianët janë racistë, se europianët nuk na duan.
Europa në këto tre dekada është sjellë si nënë e dashur me shqiptarët. Ajo na ka mbajtur me bukë kur na kërcënonte uria në vitet 90-të, ajo na dha asistencë dhe dije, kur sapo dilnim nga errësira e komunizmit, ajo na dhuroi miliarda, që të ndërtonim spitale, shkolla e rrugë.
Europa na hoqi vizat, që të ishim të lirë në gjirin e saj.
Europianët na hapën dyert në cdo qytet e fshat, kur migruam drej tyre.
Europianët nuk janë kundër Shqipërisë. Ata janë kundër krimit.
Europianët nuk kanë frikë nga shqiptarët. Ata kanë frikë nga droga.
Europianët nuk duan të mbajnë larg shqiptarë. Ata duan të mbajnë larg qeveritarët e korruptuar.
o Sikur Shqipëria të mos ishte kanabizuar, sikur Shqipëria të mos ishte qendër e drogës, sot do të ishim duke negociuar.
o Sikur Saimir Tahirët, Elvis Roshët, Vangjush Dakot, Damian Gjiknurët të ishin në burg dhe jo të lirë dhe në majat e politikës, ne do të ishim duke negociuar.
o Sikur drejtorët dhe burokratët t’u shërbenin njerëzve, në vend që të vidhnin vota për partinë, do të ishim duke negociuar.
o Sikur në vend të fasadave, të kishim ndërtuar porte dhe rrugë, do të ishim duke negociuar.
o Sikur në bregdet të ishin duke investuar kompanitë europiane dhe jo oligarkët grabitqarë dhe kriminelët që pastrojnë paratë e drogës, do të ishim duke negociuar.
Mbi të gjitha,
o Sikur të kishim zgjedhje të lira, sot do ishim duke negociuar.
Liria e popullit për të zgjedhur qeverinë që do, është burimi i lirive politike
dhe demokracisë europiane. Fatkeqwsisht, Shqipëria sot është shumë larg këtij standarti themelor europian.