Opozita e bashkuar në qytetin e Beratit ka prezantuar ditën e sotme krijimin e Aleancës Qytetare për mbrojtjen e demokracisë.
Kryetarët e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Republikane, Partisë Agrare Ambjentaliste etj,u ndalën tek aksioni i ri politik i cili do të ndërmerret nga opozita e bashkuar.
Në një prononcim të mbajtur nga i deleguari per qarkun Berat z. Bozdo, ai theksoi se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.
Kryetari Gazment Azizi theksoj rëndësinë e angazhimit të të gjitha partive opozitare: ”se beteja jonë është për mbrojtjen e demokracisë, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Këto do të bëhen të mundura vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
Asnjë hap pas! Për Shqipërinë si Europa