BallinaAktualitetNegociatat/Sot Shqipëria merr votën ‘Jo’ nga BE. Faji i kujt eshte z.Rama?!

Negociatat/Sot Shqipëria merr votën ‘Jo’ nga BE. Faji i kujt eshte z.Rama?!

spot_img
spot_img

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave, apo do të shtyhet në një datë të dytë në vjeshtë,

Vendimi do të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Kujtojmë që Komisioni Europian i hapi sërish dritën jeshile Shqipërisë dhe tha se vendi i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave.

Por pavarësisht këtij rekomandimi, shtyrja për në vjeshtë është përmendur nga disa zyrtarë gjermanë gjatë vizitave në Shqipëri. Kjo edhe për faktin që Holanda e konsideron hapjen e negociatave aktualisht si të parakohshëme. Kujtojmë që ky shtet madje ka kërkuar nga PE-ja që të rikthejë sërish regjimin e vizave me Shqipërinë.

Gjermania e ka marrë vendimin e saj. Ka qenë vetë kancelarja Angela Merkel që disa ditë më parë në Komisionin e Integrimit Europian në Bundestag është shprehur se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.

Gjermania ka kërkuar që për Shqipërinë të diskutohet vetëm në fund të muajit shtator, duke kërkuar që të mos futet farë në agjendën e takimit të ditës së sotme.

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht për tani pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular