BallinaAktualitetRefuzimi për herë të tretë, Basha: Korrupsioni dhe krimi i Ramës, arsyeja...

Refuzimi për herë të tretë, Basha: Korrupsioni dhe krimi i Ramës, arsyeja e mbylljes së dyerve të Europës

spot_img
spot_img

Basha për refuzimin e hapjes së negociatave për herë të tretë: Korrupsioni dhe krimi i Edi Ramës është arsyeja e vetme pse na janë mbyllur dyert e Europës

Sot, Shqipërisë iu mohua për të tretën herë, nën qeverisjen Rama, hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Edhe pse i pritshëm,është një lajm i hidhur për ne shqiptarët, që, edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar nga Europa.

Edhe më i rëndë është fakti se, më shumë se një refuzim i përkohshëm i negociatave, sot, ne shqiptarëve, po na vihet në dyshim aftësia për të përqafuar dhe jetuar sipas standarteve dhe vlerave europiane.

Propaganda e Edi Ramës dhe mercenarëve të tij, do të përpiqet ta mohojë refuzimin.

Pasi do tw dështojnë ta mohojnë, do të përpiqen t’ia veshin fajin të tjerëve.

Edi Rama do të fajësojë Europën se ka probleme të vetat.

Do të fajësojë opozitën që nuk rri urtë para keqqeverisjes së tij.

Do të fajësojë gjysmën e botës.

Do të fajësojë edhe popullin e vet.

Nuk do të fajësojë vetëm një njeri: Edi Ramën.

Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm ndaj Shqipërisë: Është qeveria dhe Edi Rama.

Ka vetëm një arsye pse na janë mbyllur dyert e Europës: korrupsioni dhe krimi.

Negociatat sot do tw ishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular