BallinaKronikeTë nxitur politikisht, Ristani pas daljes nga Prokuroria: U kërkova provat, po...

Të nxitur politikisht, Ristani pas daljes nga Prokuroria: U kërkova provat, po fluturojnë në ajër sepse janë të…

spot_img
spot_img

Një ditë pas thirrjes në prokurori, sot ish-sekretar i përgjithshëm i PD, Arben Ristani është paraqitur pranë organit të akuzës.

Pas rreth 60 minutash marrje në pyetje në Prokurori, Ristani në një deklaratë për mediat u shpreh se kishte kërkuar provat nga kjo dosje, dhe nuk i ishte dhënë asnjë.

Ai tha se ky është një proces i nxitur politikisht dhe se nuk kishte asnjë dokument me firmën e tij për dhënie apo marrje pagesash.

“U paraqita me ftesë të prokurorisë duke më marrë në pozicionin e të pandehurit.

U kërkova të më njohin me provat e dosjes, dhe nuk ka asnjë provë.

Nuk kam asnjë dokumentacion me firmë të nxjerrë nga PD apo zyra ime që të ketë të bëjë me dhënie a marrje pagesash.

Nuk kam pasur as kuriozitet për tu marrë me këtë pune, dhe nuk kam as dijeni, mund t’ju konfirmoj se çështja është e nxitur politikisht për të bërë pis PD dhe  mua si ish titullar i kësaj partie.

Në këto kushte, e gjithë çështja ka tjetër qëllim.

Nuk më njohën me asnjë dokument, janë duke fluturuar në ajër.

Erdha një ditë pas thirrjes sepse kështu e vlerësova”, u shpreh ai

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular