BallinaAktualitetRudina Hajdari prezantohet ne median amerikane. si kryetare e PD

Rudina Hajdari prezantohet ne median amerikane. si kryetare e PD

spot_img
spot_img

Rudina Hajdari, deputetja pa parti në Parlamentin e Shqipërisë ka vendosur të mashtrojë median amerikane.

Ajo është prezantuar si kryetare e PD-së dhe e opozitës në Shqipëri, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë funksion në opozitë, por vetëm deputete në parlamentin e blerë nga Edi Rama.

Rudina Hajdari ka bërë një shkrim për një uebsite amerikan, ku flet për gjendjen në Shqipërisë.

‘Shqipëria nuk duhet ta tolerojë demokraci të negociuar për shkak të dhunës’.

Kështu e ka titulluar një shkrim të botuar në usnews.com, Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Parlamentar ‘Demokrat’, dhe një nga tre deputetët e opozitës që nuk pranuan të djegin mandatet në shkurt të këtij viti.

Në këtë artikull, Hajdari bën një panoramik të situatës, nga ku vë theksin se vendi ka nevojë për aleatët e saj, përfshirë SHBA-të, për të ndihmuar në luftën kundër autokracisë dhe korrupsionit.

‘Votuesit e Shqipërisë mund të tërhiqen nga sjellja e politikanëve të tyre, por ato vazhdimisht janë më mbështetëse për objektivat e politikës së jashtme të SHBA-së në rajon. Ne shpresojmë që aleati ynë do të na ndihmojë për të forcuar demokracinë pluraliste që ne e çmojmë duke ndërmarrë hapa kundër individëve që e kundërshtojnë atë’, thuhet në artikull ndër të tjera, por ajo që bie në sy është se në fund të shkrimit bëhet një prezantim i Hajdarit, e cila e cilëson veten lidere e Partisë Demokratike dhe të opozitës parlamentare në vend. /Express

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular