Janë rikthyer sërish në orët e mbrëmjes tensionet në Shkodër. Rreth orës 20:00, administrata e bashkisë së këtij qyteti ka zbarkuar në KZAZ numër 2. Forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sporti.
Në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe i është vënë flaka.
Më pas rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një qendre votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën “Shejnaze Juka”. Nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Qytetarët u futën me forcë brenda shkollës.
Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administrative të saj të mos lejojnë të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar na bashkia e Shkodrës për të hyrë në këto objekte.