Pas publikimit të përgjimeve në gazetën Bild, Edi Rama është nisur për në Londër.
Por edhe atje shqiptarët e kanë shprehur revoltën e tyre ndaj një Kryeministri të përfshirë direkt në vjedhjen dhe manipulimin e votave të qytetarëve shqiptarë në bashkëpunim me krimin dhe paratë e korrupsionit.
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Londër ku ndodhet për një vizitë zyrtare.
Dega e Partisë Demokratike në kryeqytetin britanik e mbështetur edhe nga shqiptarë që jetojnë e punojnë atje janë mbledhur fillimisht para hotelit ku qëndroi kryeministri e më pas edhe në sallën ku zhvillohej takimi ku Rama do të marrë pjesë ditën e sotme.
Në një moment kur kryeministri Rama del nga makina një person i thërret “O mashtrues”, dhe Rama i përgjigjet me një buzëqeshje ironike.
Shqiptarët kanë përcjellë kryeministrin me pankarta në duar dhe me thirrjet Rama ik ndërsa kryetari i PD në Londër Naim Hasani gjatë fjalës së mbajtur në protest tha se Rama duhet të largohet pasi ka vjedhur zgjedhjet dhe ka kapur drejtësinë.
Kryeministri Rama do të jetë sot dhe nesër në Londër në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor.
Rama Go! Rama Ik!Londra i jep mesazhin e qartë Edi Ramës🔥✌🏻
Gepostet von Oligert Musta am Dienstag, 18. Juni 2019
Gepostet von Naim Hasani am Dienstag, 18. Juni 2019
Gepostet von Naim Hasani am Montag, 17. Juni 2019