Një efektiv i policise bashkiake është dërguar me urgjencë në spital pasi ka rënë pa ndjenja pak minuta pasi policia hodhi gaz lotsjelles, për të zbrapsur turmën që theu derën e shkollës “Ibrahim Rugova” ku ndodhet KZAZ nr 27.
RTV Ora percolli live momentin kur qytetaret u perpoqen te japin ndihmen e pare. Me pas ai u transportua me urgjence drejt spitalit.
Cfare po ndodh ne Kamez
Situate e tensionuar para KZAZ nr 27 ne Kamez. Bashkia urdhëron lirimin e ambienteve të shkollës “Ibrahim Rugova” ku ndodhet KZAZ nr 27 në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve. Ndërkohë këto ambiente po ruhen nga policia.
Ora 10: 30 Police me maska antigaz ne fytyre kane bllokuar deren ndersa mbeshtetesit e opozitëds jane zbrapsur ne anen tjetër të rrugës