BallinaAktualitetSi u ble vota në Dibër/10 përgjimet e reja të ‘Bild ne...

Si u ble vota në Dibër/10 përgjimet e reja të ‘Bild ne audio

spot_img
spot_img

Gazetari gjerman Peter Tiede ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës 10 përgjime të reja të kryera nga Prokuroria Shqiptare, pjesë e dosjes 184 ku flitet sërish për skemën e organizuar nga Partia Socialiste për të siguruar fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në Dibër.

Bisedat zhvillohen mes ministrave (Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri) deputetëve (Ulsi Manja, Xhemal Qefalia) zyrtarëve të lartë socialiste, drejtuesve të policisë (Robert Aga) dhe personave të identifikuar si të lidhur me krimin. Si të tillë “Bild” përmend Ymer Lalën, që është njëkohësisht babai i deputetes së PS, Reme Lala.

Në to flitet sërish për blerjen e votave. Por edhe për shantazhe dhe mbledhjen e kartave të identitetit për votues të njohur si mbështetës të opozitës duke pamundësuar votimin e tyre. Dialogjet tregojnë implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët u premtonin bosëve të krimit lehtësira në shkëmbim të angazhimit të tyre në terren në favor të Partisë Socialiste.

PERGJIMI 1
Në përgjimin e parë është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurin, pasi pretendonte se kishte shpikur skemën se si do fitonin. Shefi i thotë ministrit se ia ka dalë të vjedhë vota, pavarësisht se ministri s’pati besim tek ai. Ministri e quan mjeshtër dhe e falenderon.

PERGJIMI 2
Në video përgjimin numër 2 është duke folur sërish shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga, por këtë herë me deputetin Xhemal Qefalia. Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar dhe se ai duhet të merrte masa, me qëllim që demokratët të mos kuptojnë gjë. Qefalia i thotë Agës se i ka folur mirë kryeministrit Rama për të.

PERGJIMI 3

Në përgjimin numër 3 shfaqet duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me mSaimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin e PS Xhemal Qefalia. Në fillim të bisedës është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën për punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës. Në bisedë me të shfaqet edhe Kreu i Komisioneve të Ligjeve, Ulsi Manja i cili i premton një post më të lartë në detyrë.

PERGJIMI 4
Në video përgjimin numër 4 shfaqet duke folur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në atë kohë, Damian Gjiknuri me Imer Lalën (i konsideruar nga Bild si bos i mafias)
Në telefonatë Damian Gjiknuri shfaqet i kënaqur nga puna e Imer Lalës. ‘Tërmet, tërmet e ke bë, i ke q… nënën’, thotë Gjiknuri.

PERGJIMI 5
Në video përgjimin numër 5 të publikuar nga gazeta “Bild”, Imer Lala njoftohet se ekipi i “Fiks Fare” ka marrë me vete një njeri me “BENZ”, i cili thuhet se është i infiltruar. Aty është filmuar se si po bliheshin votat në Dibër. Gjthashtu Fiksi ka filmuar edhe format se si po bliheshin votat në Dibër.

PERGJIMI 6
Në video përgjimin që mban numrin 6 Imer Lala bisedon me një person të panjohur. Ky i fundit, i tregon se kryetari i FRD-së në Dibër bashkë me njerëzit e tij kanë votuar kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehun. Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për t’i thënë disa fjalë.

PERGJIMI 7
Në përgjimin numër 7 Imer Lala bisedon me Arditin, ndërsa ky i fundit i drejtohet atij nëse Basri Veseli (qytetar) ka marrë gjë apo jo. Lala i thotë se në zonën ku ndodhet ai gjithçka është në rregull.

PERGJIMI 8
Përgjimi që mban numrin 8 dhe që është publikuar nga “Bild” tregon një bisedë mes Imer Lalës të cilësuar si “bos i mafias” dhe një numri të panjohur. Ky i fundit i kërkon leje Lalës që t’i kthejë kartat e identitetit një votuesi, që është paguar nga Lala për t’i dhënë votën socialistëve.

PERGJIMI 9
Në një prej përgjimeve që mban numrin 9, ish ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri flet me Imer Lalën, i cilësuar nga “Bild” si bos i mafias dhe lënë takim për të folur në kafe për blerjen e votave e takimin me strukturat në Dibër.

PERGJIMI 10
Në audio përgjimin numër 10 shfaqen tre biseda të Imer Lalës, ku u tregon bashkëbiseduesve se ka një takim në një zyrë të madhe. Biseda e parë e Lalës zhvillohet me bashkëshorten e tij, e dyta me vajzë, ndërsa e treta me një të panjohur, një zë mashkulli. Ai në fund tregon se është takuar me të madhin, që sipas gazetës “Bild” është kryeministri, Edi Rama.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular